970×90
970×90
970×90
970×90

Kocijançiq: Dialogu në frymë konstruktive, nesër diskutohet për Asociacionin

Kocijançiq: Dialogu në frymë konstruktive, nesër diskutohet për Asociacionin

Prishtina dhe Beogradi kanë vazhduar sot dialogun në Bruksel, ku është diskutuar për implementimin e marrëveshjes së lirisë së lëvizjes, drejtësisë dhe IBM-në.
Ndërkohë takimet do të vazhdojnë nesër dhe do të diskutohet për marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe, energjinë dhe urën në Mitrovicë.
Kështu ka thënë sot zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Kociançiq, pas takimit ndërmjet delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga Avni Arifi dhe delegacionit serb, të prirë nga Marko Gjuriq.
“Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe konstruktive. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë e tyre për të rifilluar diskutimet mbi tema të ndryshme që u diskutuan sot”, ka thënë ajo.

Related posts