Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar që të implementohet menjëherë Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjen.
Përmes një komunikate, Klubi i Prodhuesve ka theksuar se pa humbur kohë duhet të implementohet kjo pako pasi bizneseve po u kushton shumë koha që po kalon pa ndihmë.
Ata kanë thënë se ka qenë e domosdoshme miratimi i këtij Ligji, për të shpëtuar bizneset e sektorit privat.
“Klubi i Prodhuesve përshëndet miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës. Klubi falënderon deputetet dhe partitë politike që fillimisht morën parasysh komentet tona rreth këtij projektligji, por ne veçanti komentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik. Edhe një herë theksojmë që ky miratim dhe kjo pako ka qenë mese e domosdoshme për shpëtimin e bizneseve të sektorit privat të cilët tashmë në një kohë të gjatë janë në vështirësi të mëdha financiare. Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, duke mos humbur më kohë e cila po ju kushton mjaftë shumë bizneseve të vendit”, thuhet në komunikatë.