970×90
970×90
970×90
970×90

Klosi: Brigada e FARK-ut u dorëzua në Koshare, nuk e kishin në mendje luftën

Klosi: Brigada e FARK-ut u dorëzua në Koshare, nuk e kishin në mendje luftën

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi, ka komentuar ushtrinë e atëhershme të Qeverisë së Kosovës – FARK-un.

Ai tha se ushtarët e saj nuk tentuan të bënin luftë. Ndër të tjera ai gjithashtu u shpreh se Tiranës nuk i konvenonte që ushtarët e FARK-ut shëtisnin me uniformat e UÇK-së.

“Po të flasim për luftën që tentuan ta bëjnë ata, unë ta them që nuk tentuan me e bë luftën. E kisha shumë të qartë që ishte një ushtri e Qeverisë së Kosovës që quhej FARK dhe që kishte 3-4 baza në Shqipëri, të cilët meqenëse lufta filloi nën emrin e UÇK-së, mbanin uniformat e UÇK-së, të cilët me uniforma kishin qejf me dalë nëpër Tiranë, dhe natyrisht neve në atë periudhë nuk na leverdiste hiç që ata të dilnin me uniformat e UÇK-së nëpër Tiranë. Na bënte përshtypje që ata kishin më shumë oficerë se sa ushtarë”, tha në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova.

Klosi poashtu tha se iu bënte përshtypje që disa herë i kishin kërkuar që t’i ndihmojnë FARK-ut dhe që sipas tij ata iu kishin përgjigjur duke i thënë se ishin në faza përgatitore. Me krejt këtë, Klosi doli në një konkluzion se FARK-u nuk ishte për një luftë konkrete, duke thënë se në Koshare ata u dorëzuan.

“Ata po përgatiteshin për luftë, por asnjëherë nuk e kishin në mendje. Pastaj, nëse e mbani në mend ngjarja në Koshare. U futën më në fund, e kaluan kufirin si e kaluan, dhe pas tre ditësh u dorëzuan. Një brigadë e tërë i dorëzoi armët. Brigada e FARK-ut që u fut, nuk ia di emrin, se mbaj në mend, por kjo është fakt. Ka qenë komandat Tahir Zemaj i asaj brigade”, u shpreh ai.

Related posts