970×90
970×90

Klauzola 200 milionë euro e Erling Haalandit – vetëm për klubet jashtë Premierligës

Klauzola 200 milionë euro e Erling Haalandit – vetëm për klubet jashtë Premierligës

Përshtatja e Erling Haalandit me jetën në Manchester City pasi u zhvendos në Angli nga Borussia Dortmundi i Gjermanisë ka shkuar aq mirë saqë pjeta tjetër e futbollit evropian ka nisur ta pyes veten tashmë se kur do të jetë në gjendje ta joshë atë afër vetes.

Mediat spanjolle raportuan se ai e ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me City, me kushte të cilat e favorizonin kalimin e tij në Real Madridit.

“Nuk është e vërtetë – ai nuk ka asnjë klauzolë për Real Madridin apo ndonjë ekip tjetër”, tha Guardiola pas fitores kundër Copenhagen. “Nuk është e vërtetë. Çfarë mund të them tjetër?”

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë çmim të caktuar për shitjen e sulmuesit norvegjez në çfarëdo kohe.

Haalandi e ka një klauzolë lirimi prej 200 milionë eurove e cila bëhet e vlefshme në verën e vitit 2024, kur ai t’i ketë mbushur dy vite kontratë me klubin. Vlera e saj bie pastaj me afrimin e skadimit të ujdisë së tij pesëvjeçare.

Ç’është e rëndësishme, klauzola e tij vlen vetëm për klubet jashtë Anglisë – jo vetëm për Real Madridin. Por asnjë rival i Premierligës nuk do të jetë në gjendje ta aktivizojë klauzolën e tij në asnjë kohë gjatë qëndrimit të tij në City. Kjo e bën të pamundur kalimin e Haalandit nga City te ndonjë klub tjetër anglez.

Në shumë mënyra, megjithatë, klauzola e lirimit të tij është thjesht një formalitet.

Ka kohë që City e zbaton një qëndrim për të mos i mbajtur lojtarët kundër vullnetit të tyre dhe i lejon ata të largohen nëse vërtet kanë dëshirë, siç bëri me Nicolas Otamendin dhe Leroy Sanen.

Nevojitet plotësimi i vetëm një kërkesë për këtë: klubi duhet të pranojë ofertë të qëndrueshme në tavolinë.

Ka një ndjesi se klubet spanjolle mund të trokasin në derën e Etihadit në vitin 2024, posaçërisht duke qenë se Real Madridi dhe Barcelona kanë sulmues në moshë dhe buzë perëndimit të karrierave të tyre.

Karim Benzema, 34 vjeç, është shumë afër të zgjasë marrëveshjen me Real Madridin deri në vitin 2024 – verën e parë në të cilën Haalandi do ta ketë një çmim në shpinë. Në Barcelonë, Robert Lewandowski nënshkroi marrëveshje deri në vitin 2026, deri atëherë ai do t’i ketë mbushur 38 vjet.

Dhe, pavarësisht se sa e përkryer mund të jetë koha për dy klubet spanjolle, burime të The Athletic brenda klubit janë të bindura se kushdo që është i vendosur të tentojë me të gjitha forcat për Haalandin, duhet të djersitet fort për të qenë i suksesshëm.

Përveç klauzolës 200 milionë euro, do të ketë bonuse shtesë dhe pagesa për agjentët, të cilat pritet të jetë të paktën në nivelin e atyre që City pranoi t’i paguajë këtë verë.

City i pagoi 55 milionë euro për ta blerë Haalandin, por e tërë marrëveshja, përfshirë pagesat për agjentët dhe bonuset, arriti shifrën e 97 milionë eurove.

Dhe pastaj është paga e tij.

Derisa përfaqësuesi i Norvegjisë është lojtari më i paguar në klub me pagë javore prej më shumë se 425 mijë euro, kalimi i madh në La Liga do të nënkuptonte edhe pagë ende më të lartë.

Tani për tani, megjithatë, Haalandi është shumë i lumtur në City.

Related posts