970×90
970×90

Klan Kosova: Vendim arbitrar e i padrejtë

Klan Kosova: Vendim arbitrar e i padrejtë

Menaxhmenti i  “Klan Kosova”, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në lidhje me pezullimin e lincencës së këtij televizioni.

Ata kanë shprehu shqetësimin në lidhje me këtë vendim.

“Klan Kosova shpreh shqetësimin lidhur me njoftimin e orëve të pasdites të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se e njëjta ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj KLAN KOSOVA SHPK, si dhe se është marrë vendim për atë që e kanë quajtur “pezullim të certifikatës së biznesit”.” – tha ndër të tjera moderatori i Klan Koosvës që e lexoi këtë komunikatë.

Klan Kosova e ka konsideruar si vendim arbitrar e të padrejtë.

“Derisa nuk marrim njoftime të tjera, ne besojmë se ky veprim është krejt i padrejtë, arbitrar dhe me primesa autokratike, i pa bazuar në ligj, i cili në secilën rrethanë i bie tentim i mbylljes së një mediumi, tentim i shkeljes së lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes.” – thuhet tutje në komunikatë.

Related posts