
Banorët e lagjes Dardania në Prishtinë janë ankuar për prezencën e një veture në rrugën Mustafa Venhari, afër stacionit të autobusëve.
Ata kanë dërguar pamje te Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, se vetura nuk ka lëvizur tash e disa vite, raporton Indeksonline.
“Ne lagjen Dardania, Rr. Mustafa Venhari(afer stacionit te autobusave) kjo veture nuk ka levize tash e disa vite, shpresoj mos te jete si vetura e kaluar e vjedhur ne nje shtet evropian e cila u gjend ne Prishtine!”, thuhet në njoftim.