
‘Miss Shqipëria’ do jetë prezent në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Trejsi Sejdini ka konfirmuar se do jetë prezente sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të përcjellë nga afër yjet e klubit Italian Milan kundër Feronikelit.
Bukuroshja e cila vite më parë fitoi epitetin ‘Miss Shqipëria’ gjendet në një nga hotelet e Prishtinës prej nga publikoi edhe një fotografi me të cilën konfirmoi pjesëmarrjen në ndeshjen e sotme miqësore.

Përndryshe, Trejsi kohëve të fundit ka qenë shumë e pranishme në media për shkak incidentit që patë me një vajzë në një klub nate.