970×90
970×90

Kjo lagje në Prishtinë nuk do të ketë rrymë tërë ditën

Kjo lagje në Prishtinë nuk do të ketë rrymë tërë ditën

Lagjja “Sofalia” në Prishtinë do të mbetet pa rrymë ditën e hënë.

Reduktimet do të fillojnë nga ora 9:00 në mëngjes, deri në 21:00 në mbrëmje. Kjo ndërprerje e planifikuar do të ndërprejë edhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Ky është njoftimi i plotë i KEDS:

Prishtinë, 28 nëntor – Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë , 30 nëntor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Related posts