970×90
970×90
970×90
970×90

Kjo këngë e Elvanës i është kushtuar Florit

Kjo këngë e Elvanës i është kushtuar Florit

Këngët e saj, tashmë janë kthyer në hite dhe ka marrë pafund urime për rikthimin në tregun muzikor shqiptar.

Por ajo që ra më së shumti në sy, ishte fakti se këngët vërviteshin rreth ndarjes, vuajtjes dhe lamtumirës.

Për këtë u aludua fort në media, se këngët i kushtoheshin, Flori Mumajesit, me të cilin flitet se ka pasur një lidhje dashurie.

Por sa është e vërtetë kjo?

Rreth këtyre aludimeve ka folur bashkëpunëtori dhe kompozitori Pirro Çako. Ai ka deklaruar se vetëm kënga “Më fal” është shkruar e gjitha nga Elvana Gjata. Ndërsa këngët e tjera, janë kompozimet dhe shkrimet e tij, duke shuar shpresat e fansave të Florit dhe Elvanës.

“Unë kam bërë ‘Gjërat kanë ndryshuar’, por me një tekst tjetër.

E kisha shkruar 3-4 vjet më parë, ndërkohë edhe ‘Ti Shqipëri më jep nder’ mora spunto nga disa fëmijë që e recitonin këtë vjershë dhe e kam shkruar muzikën për 10 minuta.

Xheloz, po ashtu, ndërsa këngën ‘Më fal’, tekstin e ka shkruar Elvana, donte të kishte një këngë të sajën. Bashkëpunimi ishte i çuditshëm, por kishte kimi dhe fatmirësisht funksionoi shumë mirë”, u shpreh ai.

Related posts