Vetura e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës gjendet në Llaushë, tek familja e shtatë vëllezërve Geci.
Esati, që ishte edhe truprojë dhe bashkëpunëtor i afërt i Rugovës, thotë se këtë veturë e ruan sikurse sytë e ballit.Esati përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe dy fotografi të kësaj veture, ku shprehet se kjo do të mbetet kujtim i pa harruar nga presidenti Rugova.Ky është postimi i plotë:Kjo është vetura që presidentit Ibrahim Rugova është përcjell dhe është përdorur sa ishte Presidenti Rugova gjallë.Edhe sot e asaj dite, unë e kam ne posedim timin personal, dhe e ruaj si sytë, sepse kjo veturë për mua dot mbetet kujtim i pa harruar nga presidenti Ibrahim Rugova.Bashkë me mua nga Drenica ishte Besim Dajaku i cili u vra ne një atentat ne vitin 2001 nga kriminelët, mbas vrasjes së Besimit në vend të Besimit erdhi Vallau i ti Xhevat Dajaku së bashku me ne ishin edhe Bashkim Geci dhe Afrim Geci.Ishëm me fat qe ishim afër presidentit Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtor të afërt deri në ditën e fundit të jetës se ti.