Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë forca kombëtare ushtarake të Republikës së Kosovës.
Parada e ardhshme e FSK-së, mund të duket ndryshe.
Pjesëtarët e FSK-s gjatë parakalimit do të shoqërohen nga ajri edhe me helipoterë.
Kurse armatimi do të jetë edhe më i rëndë.
Kështu të paktën e sheh projektligji për Forcën e Armataosura të Kosovës i cili është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës, raporton T7.
Në nenin 14 të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës, thuhet se “Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë të pajisura me armatim të karakterit mbrojtës, në pajtim me nevojat e Forcave të Armatosura të Kosovës”.
Në bazë të këtij projektligji parashohet që numri i ushtarëve të jetë shumë më i madh sa ka aktualisht FSK-ja.
Pastaj, emërtimi për Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës fshihet dhe bëhet Ministria e Mbrojtjes. E njëjta gjë ndodh edhe me emërtimin e ministrit kurse Komandanti i FSK-së do thirret Shef i Mbrojtjes.