970×90
970×90

Kjo është shuma që do të përfitojnë Prishtina dhe Flamurtari nga shitja e Edon Zhegrovës te kampioni i Francës

Kjo është shuma që do të përfitojnë Prishtina dhe Flamurtari nga shitja e Edon Zhegrovës te kampioni i Francës

Klubet e futbollit në Kosovë, Prishtina dhe Flamurtari do të përfitojnë 400 mijë euro, apo nga 200 mijë euro secila, nga transferimi i Edon Zhegrovës te Lille.

Kjo për shkak që kosovari ka qenë pjesë e këtyre dy ekipeve.

Zhegrova u zyrtarizua te skuadra franceze për një shifër të raportuar prej tetë milionë euro nga Baseli.

Ndryshe, kosovari është ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Marseille, ku pritet të debuton.

Related posts