
Liderët e VV-së dhe LDK-së, Albin Kurti përkatësisht Isa Mustafa ka më shumë se një orë e gjysmë që kanë hyrë në takim. Ky takim po shihet si mundësia e fundit që këto dy parti të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.
Para takimit, lideri i VV-së, Albin Kurti është shprehur optimist se marrëveshja do të arrihet sot, më shumë se tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Burime të Ballkani.info brenda dy partive thonë se marrëveshje me gjasë do të arrihet sonte.
Për këtë, tashmë edhe aktivistë të VV-së kanë filluar të postojnë në rrjetet sociale që marrëveshja është kryer. Mbetet të shihet edhe zyrtarisht se si do të përfundojë ky takim i shumëpritur.
Ballkani.info po ashtu merr vesh se LDK-ja ka pranuar marrëveshjen me VV-në si kundërvlerë që t’i ketë 6 ministri, kurse VV-ja 4. Kjo për shkak se Kurti nuk ka lëshuar pe në postin e kryeparlamentarit, pozitë kjo që tashmë e mban Glauk Konjufca.
Burimet tonë thonë se Kurti ka vendosur ta sakrifikojë Rozeta Hajdarin si ministre e vendosur prej tij që ta drejtoj Ekonominë dhe Tregtinë. Kjo ministri pritet t’i kalojë LDK-së.
Kurti dhe Mustafa tashmë ka dy orë që janë “mbyllur” në Kuvend.