Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshjen për vizita të ndërsjella në kuadër të dialogut teknik më 2014.
Më poshtë keni përmbajtjen e plotë të kësaj marrëveshjeje e cila kishte filluar të zbatohej nga 1 dhjetori i atij viti:
Marrëveshjet për vizita zyrtare
Palët përkatëse do të njoftojnë palën tjetër rreth vizitave të zyrtarëve të tyre. Njoftimet do të bëhen sipas mënyrës në vijim:
– Institucioni që bën kërkesën do të dërgoj njoftimin drejtpërdrejtë tek ZN-ja e palës se ku do të zhvillohet vizita, duke dërguarnjë kopje (cc) për ZN-në e palës kërkuesepër vizitë. ZN-ja e cila ka pranuar njoftimin do ta konfirmoje menjëherë pranimin.
– Nëse në afatin e caktuar (në varësi të kategorisë, si më poshtë) nuk ka përgjigje atëherë vizita konsiderohet e miratuar.
– Nëse janë ngritur kundërshtime në lidhje me afatin e dhënë ato duhet t’i komunikohen direkt ZN-së së palës që ka dërguar njoftimin. BE-së (Delegacioni i BE-së në Beograd ashtu dhe zyra e PSBE-së në Prishtinë) do të përfshihen (cc) në komunikim dhe dotë krijohen lehtësira nëse ka nevojë.
Njoftimi është i nevojshëm për kategoritë e mëposhtme të zyrtarëve:
a.) Grupi i parë përbëhet nga presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministrat,kryetari i kuvendit dhe ministrat e punëve të brendshme, punëve të jashtme dhe të mbrojtjes. Për këtë kategori, njoftimi duhet të bëhet të paktën 72 orë përpara dhe çdo vërejtje duhet të ngrihet brenda 48 orëve të para.
b.)Grupi i dytë përbëhet nga të gjitha ministrat tjerë, nënkryetarët e kuvendit, drejtorët e zyrave qeveritare dhe agjencive të ndërlidhura me siguri, kryetarët e gjykatave kushtetuese dhe supreme, prokurori i shtetit si dhe të gjithë personat tjerë, të tillë si udhëheqësit fetarë që janë nën regjimin e mbrojtjes së afërt. Për këtë kategori njoftimi duhet të bëhet të paktën 48 orë përpara dhe çdo vërejtje duhet të ngrihet brenda 24 orëve të para.
Afatet rrjedhin pavarësisht ditëve të punës dhe ditëve që nuk punohet, por njoftimet duhet të dërgohen gjatë orarit të punës (E hëne -E premte deri në ora 5 pasdite).
Në rast emergjence që kërkon udhëtim të menjëhershëm, të dy ZN-të mund të bien dakordohennë mënyre adhoc
Të gjitha ndryshimet e mundshme në programet e vizitave duhet të bëhen të paktën 24 orë para vizitës. Në rastin e vonesave të vogla gjatë vizitës, do të tregohet një fleksibilitet nga pala pritëse.
Zbatimi i pikave të lartpërmendura do të vlerësohet dhe nëse është e nevojshme do të rishikohet pas 3 muajsh me kërkesën e njërës apo dy palëve.
Këto marrëveshje do të zbatohen që nga 1 dhjetor i vitit 2014.