970×90
970×90
970×90
970×90

KJO ESHTE LEGJENDA E DASHURISE

KJO ESHTE LEGJENDA E DASHURISE

Na ishte një herë një ishull, ku jetonin të gjithë ndjenjat dhe vlerat e njerëzve: Humori i Mirë, Trishtimi, Dija, ashtu si edhe gjithë të tjerat, përfshirë Dashurinë.

Një ditë, të gjithëve ndjenjave iu bë e ditur se ishulli po fundosej. Atëherë, përgatitën të gjitha varkat dhe u nisën. Vetëm Dashuria deshi të presë deri në momentin e fundit.

Kur ishulli ishte në prag të fundosjes, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë.

Pasuria kaloi pranë dashurisë, në një varkë shumë luksoze, dhe Dashuria i tha:

“Pasuri, më merr dot me vete?”

“Nuk mundem, kam shumë flori dhe argjend në varkë dhe nuk kam vend për ty”.

atëherë, Dashuria vendosi t’i kërkojë ndihmë Krenarisë, e cila po kalonte me një anije të mrekullueshme:

“Krenari, të lutem, a më merr me vete?”

“Nuk mundem të të ndihmoj, Dashuri”, u përgjigj Krenaria, “këtu është gjithçka e përsosur, mund të më prishësh varkën”.

Atëherë, Dashuria i kërkoi Trishtimit, që po kalonte aty pranë:

“Trishtim, të lutem, lërmë të vij me ty”.

“Oh Dashuri”, u përgjigj Trishtimi, “jam kaq i trishtuar, saqë kam nevojë të rri vetëm”.

Edhe Humori i Mirë kaloi pranë Dashurisë, por ishte kaq i kënaqur, saqë nuk e dëgjoi tek po e thërriste.

Krejt papritur, u dëgjua një zë: “Eja dashuri, do të të marr unë”.

Ishte një plak që kishte folur. Dashuria u ndje kaq mirënjohëse dhe plot gëzim, saqë harroi ta pyesë për emrin plakun që e ndihmoi. Kur mbërritën në tokë, plaku u largua.

Dashuria e kuptoi menjëherë që duhej t’i kish kërkuar emrin, dhe i tha Dijes”

“Dije, a mund të më thuash se kush më ndihmoi?”

“Ishte Koha”, u përgjigj Dija.

“Koha?”, pyeti Dashuria. “Përse Koha më ndihmoi?”

Dashuria, plot urtësi iu përgjigj:

“Sepse vetëm koha është në gjendje të kuptojë, se sa e rëndësishme është Dashuria në jetë”. / bota.al

Related posts