Gold AG dhe Gjin Dona kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Mirdita” mban titullin kënga, të cilën e solli pikërisht për Pavarësinë e Shqipërisë (28 Nëntor).
Teksti e muzika janë bërë nga vet reperi më orkestrim nga Gramoz Koezli.
Videoja ndërkohë iu besua produksionit, Mproduction.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Arian Agushit.
I njëjti vetëm shtatë ditë më parë lansoi një tjetër këngë solo të quajtur, “Kadal se k’tu ka hasjan”.
Gold AG vazhdon të jetë besnik ndaj stilit të tij muzikor, ndonëse pëlqehet mjaft shumë nga publiku.