Publikohet kënga e re e Irkencit dhe Norës, këngëtarja shfaqet seksi në spot.
Dy këngëtarët e mirënjohur të skenës muzikore, Irkenc Hyka dhe Nora Istrefi, sapo publikuan këngën e tyre më të re.
“Jena nda” mban titullin bashkëpunimi i dy artistëve, të cilit ia shoqëruan edhe vidoeklipin.
Për tekstin dhe muzikën u përkujdes Irkenc Hyka, ndërsa për videoklipin Produksioni Unix.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve.
Dy këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptar në muajin prill kanë publikuar bashkëpunimin e parë, me titull “Tymi i dashnisë 2”.
Ky bashkëpunim në mes të artistëve ishte paralajmëruar vitin e kaluar, e që ishte anuluar në minutat e fundit nga Nora Istrefi.
Megjithatë, ky anulim nuk e pengoi Irkencin të publikonte këtë këngë edhe solo.