970×90
970×90

Kjo është gjendja shëndetësore e tre të lënduarve në aksidentin e tmerrshëm në Prishtinë

Kjo është gjendja shëndetësore e tre të lënduarve në aksidentin e tmerrshëm në Prishtinë


Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në Prishtinë, ku u përfshinë nëntë vetura dhe një kamion.

Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së ka thënë për lajmi.net, se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre të lënduar janë pranuar në klinikën e Emergjencës. Që të tre personat kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë duke marrë shërbimet emergjente. Të gjitha analizat laboratorike dhe radiologjike janë duke i kryer dhe janwë nën mbikëqyrjen e mjekëve emergjent”, ka thënë Qyqalla.

Related posts