970×90
970×90
970×90
970×90

Kjo është e vërteta rreth intervistimit të Driton Lajçit nga Gjykata Speciale

Kjo është e vërteta rreth intervistimit të Driton Lajçit nga Gjykata Speciale


Mediet gjatë ditës së sotme raportuan se Driton Lajçi, drejtor i Zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, është intervistuar për tri ditë radhazi nga Prokuroria në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për zbulim të fshehtësisë zyrtare që lidhen me përpjekjet për tentativën e hetimeve që po i kryen kjo prokurori.

Mirëpo, avokati Artan Qerkini, ka mohuar se Driton Lajçit është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tre ditë me radhë, por ka thënë se është marrë në pyetje vetëm me datën 17 tetor dhe atë për 2 orë.

Qerkini ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar.

Sipas tij, Lajçi ka dhënë deklaratë në këtë drejtim, duke sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës.

”ZPS-së i është bërë me dije se themelimi i Zyrës gjen mbështetje në Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për KosovaPress.

Related posts