Deniza Miftari është 22 vjeçarja shqiptare që ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë. Ajo do të përfaqësojë komunitetin në Këshillin Komunal të qytetit Roeselare.
Deniza ka lindur në Gjilan, ndërsa sot ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Roeselare, qytetit ku jeton që prej moshës 3 vjeçare kur emigroi në Belgjikë.
“U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart qe ‘çiki e vogël’ është zgjedh asamblistja me e re e komunës se Roeselares”, shkruan 22 vjeçarja e cila këtë sukses ia dedikon babait të saj të ndjerë.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin. Dëshira jote më e madhe ishte t’a përjetoje edhe këtë kapitull timin, por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithçka qe bëra dhe më mbështete, kur rrezikoja të humbja gjithçka. Do e jepja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjithë kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë qe e kam për ty. Babi, edhe pse më mungove gjatë kampanjës dhe gjatë fitores mbrëmë e di qe ishe me mua, sepse në asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart qe ‘qiki vogel’ është zgjedh assamblistja me e re e komunës së Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty. Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. T’i je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do jesh arsyeja qe do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj. Të dua. Të dua o jetë”, thotë Deniza në mesazhin për miqtë e saj.