970×90
970×90
970×90
970×90

Kjo është data kur Kosova mëson se kur liberalizohen vizat

Kjo është data kur Kosova mëson se kur liberalizohen vizat

Kosova pret që shumë shpejt të marr rekomandimin për liberalizim të vizave. Me këtë edhe do të mësohet data se kur qytetarët e Kosovës do të mund të fillojnë të lëvizin pa viza në vendet e Zonës Shengen.


Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, në një intervistë për Top Channel ka thënë se pret që rekomandimi pozitiv për liberalizim të vizave të bëhet gjatë muajit qershor.

“Ne presim rekomandim pozitiv. Ne e meritojmë rekomandimin pozitiv për arsye se të gjitha kushtet të cilat kanë qenë të vëna për Kosovën, janë plotësuar. Keni parasysh Kosova është i vetmi vend pothuajse në Europë qe 8 vite që është pa liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë Kosova i ka plotësuar kushtet mbi 30% më tepër se sa secili vend tjetër, i cili e gëzon këtë të drejtë, liberalizimin e vizave. Unë, tani nga fillimi i qershorit, do të kem një tur të vizitave në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, duke filluar nga Brukseli”.

Tutje, Veseli ka thënë se skepticizmi që ekziston brenda BE’së, assesi nuk duhet të ndëshkojë qytetarin e Kosovës.

“Përkatësisht në këto vende të cilat specifikisht kanë një rol apo mund të jenë pengesë në procesin e liberalizimit të vizave. Ne e meritojmë liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë unë e besoj shumë se skepticizmi i cili është brenda BE, nuk duhet as sesi ta ndëshkojë qytetarin e Kosovës, nuk duhet ta ndëshkojë Kosovën për arsye se në rrethanat në të cilat është aktualisht Kosova, kur ka bërë progres, i cili është për t’u shënuar kur ka plotësuar të gjitha kushtet, izolimi I qytetarëve i Kosovës si të vetmit qytetarë në Europë, do të ishte një damkë, e cila më tepër do të ishte e dëmshme për vetë reputacionin e Bashkimit Europian”, ka thënë Veseli. /gazetametro.net

Related posts