970×90
970×90
970×90
970×90

Kjo është Daniela Pepaj, grimerja e famshme në Zvicër

Kjo është Daniela Pepaj, grimerja e famshme  në Zvicër

Daniela Pepaj tash e një kohë, mirret në mënyrë profesionale me profesionin make up artist (grim), me teknikë moderne të punës. Ajo, me punën e saj ka arritur të fitoj besimin e shumë personazheve të njohura me ndikim, në komunitetin zvicranë me bazë në qytetin e Luzernit. Shkruan Gazeta Projekti.

Stilistja Pepaj, falë punës së saj profsionale ka arritur të fitoj zemrat e shumë personazheve të njohura, e fundit e cila ka punuar me stilisten Pepaj, ka qenë edhe “Miss Grande Kosova”, modelja e famshme Bernadeta Anna Nikollbibaj.

Kreative në secilin moment të punës së saj, Pepaj në mënyrë shumë unikate bënë rregullimin e të gjitha frizurave dhe grimin te femrat. Arti që ajo bën me duart e saj në gjininë e bukur, është definicion i mjeshtrisë estetike, që e reflekton kulminacionin e bukurisë duke paraqitur atë në mënyren më të veçant.

“Nëse e vizitoni një herë, ju do ta vizitoni përherë”, kjo është një moto e cila i shkon më së shumti, pasi që puna e saj vlerësohet lartë nga klientēt besnik të Danielës. Grimi dhe rregullimi i flokëve janë specializim për Danielen pasi këtë profesion e ushtron me pasion të lartë.

Related posts