
Lionel Messi ka për qëllim ta thyejë heshtjen dhe t’i shpjegojë arsyet pse vendosi ta braktisë Barcelonën.
Nuk dihet data se kur, por sipas Goal argjentinasi synon ta ofrojë versionin e vet të ngjarjes në ditët në vazhdim, transmeton Gazeta Projekti
Dëshira e Messit është t’u dërgojë mesazh tifozëve, të cilët i kanë qëndruar besnik të mëdhenj gjithmonë.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka për qëllim të shpjegojë përse e ndien nevojën për t’u larguar nga shtëpia ku i kaloi 20 vjetët e fundit të jetës.
Në vitet e fundit, Messi ka lënë të kuptohet se gjërat nuk po shkonin mirë në Camp Nou dhe pas një sezoni dëshpërues dhe tejet zhgënjyes këtë vit, të cilin Barcelona e përmbylli me një humbje turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ai duket përfundimisht i vendosur të ikë.
Messi nuk ka folur që prej asaj humbje, duke zgjedhur të heshtë, por nuk do të vonojë shumë dhe ai do ta thyejë atë, sipas Goal./Gazeta Projekti/