
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, së fundmi ka performuar në Skenderaj, shkruan lajmi.net.
Pamje nga atmosfera tashmë po qarkullojnë në rrjet por ishte edhe vetë Fjolla ajo e cila i ka ndarë disa prej tyre me ndjekësit në Instagram.

Ajo ka performuar para një numri të madh të publikut e veshur shkurt, e në rreshtin e parë shihen shumë fëmijë.
Kjo ishte pikërisht arsyeja se përse ajo ka pranuar kritika të ashpra.