
Kim Kardashian publikon për fansat një fotografi ‘të nxehtë’ nga shtrati në Instagram
Super ylli Kim Kardashian është një nga ato personazhe që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen.
Ajo është çdo ditë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat numëron me miliona fansa.
Jo të pakta janë imazhet atraktive që 37-vjeçarja ndan me ndjekësit e saj thuajse çdo ditë.
Kim Kardashian West (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)
Së fundmi, Kim ka publikuar një fotografi mjaft ‘të nxehtë’ në rrjetin social Instagram.
Këtë herë ajo shfaqet e shtrirë në shtrat, e ndërsa vë në pah gjoksin atraktiv, teksa është duke pozuar para kamerës.
Ajo nxjerr gjuhën jashtë për t’u dukur edhe më sensuale, ndërsa pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk mungojnë.
Kim është nënë e tre fëmijëve, dhe pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të jetë në formë të mirë fizike, duke rrëmbyer gjithmonë vëmendjen mediatike me paraqitjet e saj ekstravagante. /Telegrafi/