Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka theksuar rëndësinë e ndarjes sëqartë mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë.
Gjatë një interviste në emisionin “Kallxo Pernime”, ajo ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Kryeprokurorisë nga ndikimet politike.
“Politika duhet me i mbajë duart larg Kryeprokurorisë, se pikërisht personat që kanë ardhur në krye të atij institutcioni janë persona që nesër kanë me na hetu neve, potencialisht. Larg qoftë, nuk besoj që do të ketë nevojë”- tha ajo.