
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj të fortë për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhikun, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, shkruan Gazeta Projekti.
Në një status të publikuar në Facebook, Kica-Xhelili e cilësoi Abdixhikun si liderin që ka dyfishuar partinë dhe ka rikthyer besimin tek LDK. Ajo theksoi se ai ka përfaqësuar pragmatizmin politik dhe nuk është dorëzuar për asnjë moment ndaj provokimeve apo diskursit përçarës.
“LIDERI YNË ✌🏼
“Dyfishoi partinë; riktheu besimin; përfaqësoi pragmatizmin politik; dhe për asnjë moment, asnjë, nuk ra pre e provokimeve, diskursit përçarës e vnerit politik.” ka shkruar ajo.
Në mbyllje të mesazhit të saj, ajo ka dhënë një sinjal të qartë se mbështetja për Abdixhikun brenda partisë mbetet e palëkundur. “Këtu na ke, kryetar, të rreshtuar si ditën e parë!” – përfundon ajo.