
KFOR-i në një përgjigje për Gaztën Express kanë konfirmuar se ia kanë dorëzuar Serbisë përgjigjen rreth kërkesës së tyre për vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë.
Megjithatë s’kanë pranuar të tregojnë se cila ka qenë përgjigja që i kanë dhënë Serbisë.
“Ne mund të konfirmojmë se përgjigja ndaj kërkesës serbe është dërguar, por s’mund të futemi në detaje të kësaj korrespodence”, ka thënë nga KFOR-i.
Tutje kanë thënë se mbesin vigjilent dhe me kapacitete të plota në përmbushjen e mandatit të tyre të dhënë nga Kombet e Bashkuara.