Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate njofton konsumatorët e disa lagjeve që nesër do të mbesin pa ujë.
Konsumatorët e lagjes “Arbëria”, ndërtesat e Tregtisë në pjesën e poshtme të Komunës së Prishtinës afër hekurudhës si dhe Kazerma “Adem Jashari”, thuhet se gjatë ditës së nesërme, 30 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i pusetave. Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”, përfundon njoftimi.