970×90
970×90

Këto janë veturat e shtrenjta dhe luksoze të Thaçit, Haradinajt e Veselit

Këto janë veturat e shtrenjta dhe luksoze të Thaçit, Haradinajt e Veselit


Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar të enjten në faqen zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtareve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.


Si edhe çdo vit tjetër zyrtarëve të shtetit u është trashur kuleta. Përveç, që kanë shtëpi, banesa, para të deponuara në bankë, janë aksionarë në kompani, ata kanë edhe vetura tejet të shtrenja mijëra euro.

Media Online “Reporteri.net”, ka vëzhguar formularët e pasurisë së disa prej zyrtarëve të lartë të shtetit, konkretisht është marrë me veturat që posedojnë tre krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e kryekuvendari Kadri Veseli.

Hashim Thaçi – president i vendit posedon veturë Audi Q5 në vlerë 15 mijë euro të cilën thotë se ka blerë nga kursimet në vitin 2016.

Kadri Veseli – kryetar i Kuvendit, posedon veturë ‘Jeep’ të cilën thotë se ka blerë 16 mijë e 300 euro nga kursimet në vitin 2014, por që aktualisht vlera e saj pas amortizimit është 12 mijë eur.

Ramush Haradinaj – kryeministër i vendit ka deklaruar veturë në vlerë 8 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2013. /Reporteri.net/.

Related posts