Pos kundërshtimeve të mëdha nga subjekte opozitare rreth këtij Projektligji, kundërshtime po ka edhe nga sindikatat.
Ani pse me këtë Projektligj synohet të adresohen problemet në sistemin e pagave, paqartësi të mëdha ka rreth koeficientit të pagës.
Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) pos statusit të kësaj force do të ndryshohen edhe pagat.
Më poshtë janë dhënë planifikimet në këtë ligj të pagave, të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe në Shërbimin Zjarrfikës të Kosovës.
Nënkoloneli i FSK-së me koeficient të pagës 4.70 i bie të paguhet 1123 euro.
Majori i FSK-së me koeficient 4.30, i bie të ketë pagë mujore 1027 euro.
Kapiteni i FSK-së me koeficient 3.90, i bie të ketë pagë mujore 932 euro.
Togeri i FSK-së, me koeficient 3.50, i bie të ketë pagë mujore 836 euro.
Ushtari i FSK-së me koeficient 1.80, i bie të ketë pagë mujore 430 euro.
Ndërkaq në Policinë e Kosovës koeficientet e pagave janë më të ulët krahasuar me FSK-në.
Nënkoloneli dhe majori i Policisë së Kosovës me koeficient të njëjtë 3, i bie të marrin pagë mujore prej 717 eurosh, raporton RTV Dukagjini.
Togeri i Policisë së Kosovës me koeficient 2.10, i bie të ketë pagë mujore prej 501 euro
Polici me koeficient 1.55 i bie të ketë pagë 370 euro.
E zjarrfikësit të cilëve u njihet rrezikshmëria në vendin e punës kanë koeficient 1.45, që u bie të marrin pagë mujore prej 346 euro në muaj.