
Skuadra e Ballkanit e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në Europa Conference League.
Klubi kosovar do të përballet me Sivasspor, në xhiron e tretë të grupeve.
Në ndeshjen e parë, Ballkani kishte barazuar me skuadrën e Cluj, kurse në ndeshjen e dytë kishte humbur nga skuadra e Sparta Prague.
Takimi i nesërm do të luhet në ora 18:45 dhe turqit janë dukshëm më të avntazhuar nga kuotat e basteve.
Fitorja e Sivasspor kuotohet me 1.45, kurse fitorja e Ballkanit me kuotë 7.50. Një barazim mes tyre është kuotuar me 4.33.