Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja do të vazhdojë “çlirimin e tokave siriane”.
Këto fjalë Erdogan i tha pas një tjetër fitoreje që i jep edhe një mandat presidencial atij, ku fitoi bindshëm zgjedhjet ndaj kundërkandidatëve të tij.
Trupat turke janë në Siri që nga shtatori i vitit 2016, por ato pikësynojnë më shumë luftëtarët kurdë, të cilët, Ankaraja i konsideron si terroristë.
Së fundmi, lufta e Turqisë në Siri zhvillohet kryesisht rreth qytetit Agrin.
Ndryshe, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale të së dielës dhe tha se aleanca e udhëhequr nga Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka fituar shumicën parlamentare.
Erdogan ka mundur rivalin e tij më të afërt në raundin e parë, duke fituar më shumë se 50 përqind të votave, tha udhëheqësi i Komitetit Suprem të Zgjedhjeve (YSK), Sadi Guven, pa dhënë shifra të sakta.
Guven tha se 97.7 përqind të votave janë numëruar. Sipas tij, votat e mbetura nuk do të ndikojnë në rizgjedhjen e Erdoganit.