
Temperaturat e nxehta nuk kanë lezet edhe pa ritmet verore të muzikës shqiptare të krijuara nga shumë artistë.
Nga shumë këngë të lansuara kohën e fundit shumica prej tyre janë shëndrruar në hite duke marr edhe mijëra klikime në kanalet zyrtare në Youtube. Por, cilat janë këngët hite te momentit, Gazeta Projekti sjell 5 prej tyre.
Në vendin e pestë rënditet Alban Skenderaj i cili vjen në bashkëpunim me Elgit Doden. Kënga mban titullin “Parajsa ime 2”, e cila për 1 javë ka mbledhur edhe 2.2 milion klikime dhe po ashtu është mjaft e ndëgjuar edhe në radio lokale.
Në poziten e katërtë rënditet kënga “Prit pak”, nga Lumi B dhe Xhensila. Ky duet është mjaft ritmik i cili për 4 ditë ka grumhulluar plotë 2.9 milion klikime, shkruan Gazeta Projekti.
Pozita e tretë i takon Dafina Zeqirit e cila është duke korrur sukses të madh me projektin e ri i cili vjen në bashkëpunim me Muma dhe Cricket. Kënga titullohet “Pa ty” dhe në Youtube ka arritur ti marr rreth 10 milionë klikime për 1 javë.
Në poziten e dytë Gazeta Projekti liston projektin e Flori Mumajesit “Nina”, i cili vjen në duet së bashku me Klajdin dhe Brunon. Kënga është mjaft duke u pëlqyer e cili për 1 javë ka mbledhur rreth 3.5 milionë klikime në Youtube.
Pozita parë shkon për projektin e Getit dhe Stines Andiamao e cila është publikuar dy ditë më parë.