
Takimi i sotëm në Berlin tashmë ka përfunduar dhe liderët janë duke mbajtur takime të rastësishme joformale.
Mirëpo, mësohet se nga ky takim është nxjerru një deklaratë e përbashkët e shteteve të rajonit lidhur më dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Reporteri.net.
Siç mësohet, deri tani janë katër pika për të cilat janë dakorduar liderët, e të cilat edhe mund të ndryshojnë.
Si pikë e parë raportohet se është “Shpejtimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog”.
Pika e dytë është “një proces gjithëpërfshirës dhe me përpjekje për besim”.
E treta nga kjo deklaratë është “një zonë ekonomike rajonale sipas Sofia 2018”
Ndërsa, pika e katërt e kësaj deklarate është “riafrimimi i zyrave rajonale për rini”.
Sidoqoftë, tani pas takimit pritet që liderët të darkojnë së bashku ku edhe pritet të flitet më në detaje lidhur me dialogun Kosovë-Serbi./Reporteri.net