970×90
970×90
970×90
970×90

Këtë komision parlamentar do t’a drejtojë AAK-ja

Këtë komision parlamentar do t’a drejtojë AAK-ja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Besnik Tahiri, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur për ndarjen e Komisioneve Parlamentare në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë i Tahirit:

Sot, në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, mora pjesë në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbledhje kjo në të cilën u përcaktua ndarja e Komisioneve Parlamentare në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas formulës, AAK-së në këtë legjislaturë të Kuvendit, do t’i takojë kryesimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të cilin do ta udhëheqë deputeti, Bekë Berisha, si dhe do të ketë nënkryetarin në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku nënkryetare e këtij komisioni do të jetë deputetja, Albena Reshitaj.

Ndërkaq, në cilësinë e anëtarit në komisionet e tjera parlamentare, AAK do të përfaqësohet si në vijim:

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, deputeti Pal Lekaj;

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deputeti Shemsedin Dreshaj;

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Besnik Tahiri;

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, deputeti Shemsedin Dreshaj;

– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, deputetja Time Kadrijaj;

– Komisioni për Integrim Evropian, deputetja Time Kadrijaj;

– Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe media, Besnik Tahiri

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, deputeti Pal Lekaj

– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, deputetja Albena Reshitaj.

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, deputeti Bekë Berisha.

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, deputetja Albana Bytyqi;

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, deputetja Albana Bytyqi.

Related posts