Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), fushat me presion të lartë atmosferik do të jenë prezent gjatë kësaj jave dhe do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.
“Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e parë të muajit që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi.