Qeveria e Kosovës i ka lënë në pozitat tepricë disa sekretarë të ministrive të ndryshme, të cilat janë prekur nga vendimi i koalicionit LVV-LDK, të cilët kishin vendosur të zvogëlojnë numrin e ministrive.
Kryeministri Kurti ka thënë se sekretarët e ministrive të prekur nga ky riorganizim do të kalojnë në listën tepricë dhe do të trajtohen sipas ligjeve në fuqi.
“Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganizimi sipas vendimit të datës 4 shkurt kalojnë në listën tepricë, sipas ligjeve në fuqi për shërbimin civil”, ka thënë Kurti.
Sekretarët e këtyre ministrive janë prekur sipas vendimit të sotëm të Qeverisë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Ministria e Financave dhe Transfereve,
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, dhe
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.
Kurti ka bërë të ditur se për sekretarët e përgjithshëm që janë prekur nga ky vendim do të shqyrtohet mundësia e ricaktimit në pozita ekuivalente.