Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti, janë pesë emrat që morën më së shumti vota nga LDK në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kandidatja për Kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, ka marrë numrin më të madh të votave, mbi 175 mijë.
Pas saj, në listë vjen Kujtim Shala, me mbi 38 mijë vota.
Ndërkaq, në dokumentin e siguruar nga Gazeta Blic, pas Shalës vjen Anton Quni me 31 mijë vota dhe Lumir Abdixhiku me 29 mijë vota.
Pas Abdixhikut, i pesti në listë është Abdullah Hoti, i cili në zgjedhje mori mbi 25 mijë vota.
Kujtojmë se LDK ka dalë e dyta në këto zgjedhje, pas VV’së, me të cilën janë duke biseduar për koalicion dhe formimin e Qeverisë së re.