
Adhurim Lepaja personi i cili dyshohet se ka plagosur, Mehmet Elshanin menaxherin e rep-artistit, Fero, është arrestuar sot.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se përveç Adhurim Lepajes, është arrestuar edhe një i dyshuar i dytë me inicialet D.K.
Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, ka deklaruar për Reporteri.net se dy të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 16:30 në rrugën, ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.
“Rreth orës 16:30 nga njësiti i reagimit të shpejt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë arrestuar dy perosna me inicialet A.L dhe D.K të cilët kanë qenë në kërkim policor për një rast “tentim vrasje”. Aktualisht hetuesi janë duke ndërmarr të gjitha masat konform autorizimeve ligjore, ndërkohë që personat e dyshuar janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.
Tre muaj më parë në lagjen Dardania në Prishtinë ishte plagosur me armë zjarri, Mehmet Elashni menaxheri i Feros dhe pronari i On Tv-s.