970×90
970×90

Këta janë gjyqtarët për ndeshjen Cluj – Ballkani

Këta janë gjyqtarët për ndeshjen Cluj – Ballkani

 

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e fundit në kampanjën historike të sivjetme në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në grupin G e luan të enjten.

Ballkani është mysafir i Clujit të enjten nga ora 18:45.

Dy ditë para ndeshjes, UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët për këtë ndeshje.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë i ka besuar gjermanit Daniel Schlager që ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Ndihmësit e Schlager do të jenë Christian Dietz dhe Sven Waschitzki, kurse Tobias Reichel do të jetë gjyqtar i katërt.

Ndryshe, pas pesë ndeshjes, Ballkani ka katër pikë dhe ndodhet në vendin e fundit në grup.

Related posts