
Gjatë ditës së djeshme, Partia Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor ku kryetar dege u zgjodh ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Në këtë konventë zgjedhore u bë edhe përzgjedhja e Këshillit Drejtues të Degës prej anëtarëve e delegatëve për Konventën Qendrore të PDK-së.
Gazeta Blic ka siguruar edhe një listë me emrat e personave më të votuar të Këshillit Drejtues të PDK-së në Prishtinë.
Sipas listës, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka numrin më të madh të votave i pasuar nga artistja dhe anëtarja e re e kësaj partie Eliza Hioxha.
Ajo që bie në sy është se Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi i cili ndan numrin e njëjtë të votave me këngëtaren Hoxha.
Pasojnë, Blerand Stavileci, Bujar Cakolli, Migjen Shala e Dhurata Hoxha.
Më poshtë mund ta shihni listën e plotë me personat më të votuar në PDK-në e Prishtinës:
