
Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave lidhur me rastin e therjes së dy personave mbrëmë në Prishtinë.
Falë vigjilencës dhe reagimit të shpejt, Policia ka arritur që të arrestonte pesë të rinj.
Burime të Indeksonline-t bëjnë të ditur emrat e personave të arrestuar e që janë: Dion Krasniqi, Dijamant Gollaku, Leart Cakiqi, Lir Ndrejaj e Flokart Ademi
Po ashtu, në kërkim janë edhe dy personat e tjerë: Endrit Gashi dhe Arjanit Paqarizi.
Gjendja e dy personave të therur është jashtë rrezikut për jetën.