
Gjatë përleshjes së ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në restorantin “Bella Vista” të Graçanicës, janë plagosur dy persona, pronari i lokalit Boban Ristiq dhe klienti Afrim Lutani.
Policia ka arrestuar Lutanin dhe shokun e tij, Xhevdet Berisha, që të dytë të dyshuar për këtë rast. Ata janë nga Komuna e Skenderajt.
Burimet e IndeksOnlinet brenda policisë kanë thënë se Lutani po ruhet nga policia në njërën nga klinikat e QKUK-së dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.
Plagosja ka ndodhur pasi pronari i restorantit, ka urdhëruar mysafirët që të largoheshin pasi kishte ardhur koha e mbylljes së lokalit për shkak të masave antiCovid.
Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Ky incident nuk ndërlidhet asgjë me motive etnike.