970×90
970×90

Këta janë dy kandidatët e LDK-së për deputetë nga Vushtrria

Këta janë dy kandidatët e LDK-së për deputetë nga Vushtrria


Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri ka vendosur për emrat e kandidatëve të kësaj komune për pozitën e deputetit.

Hysni Gërguri dhe Rrezarta Krasniqi janë dy të propozuarit e kësaj dege të cilët do të futen në listën për deputetë nga LDK në zgjedhjet e 6 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri i cili ka shkruar se kandidimi i tyre është bërë unanimisht nga Kryesia e Degës së kësaj komune.

“Kryesia e Degës së LDK-së, në Vushtrri në mbledhjen e mbajtur me 01.09.2019, vendosi unanimisht që kandidat për Kuvendin e Kosovës nga Dega, të jenë: Hysni Gërguri dhe Rrezarta Krasniqi”, ka shkruar ai./

Related posts