Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur që të ratifikojnë sot Demarkacionin me Malin e Zi.
Me 80 vota pro është arritur votimi në mënyrë që Kosova të përmbushë edhe një prej kushteve bazë për arritjen e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Indeksonline më poshtë u sjell listën e votimeve nga deputetët e Kosovës, ata që votuan pro, kundër dhe ata që abstenuan.
Duhet shtuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes u munduan që të parandalojnë votimin duke përdorur pesë herë radhazi gaz lotsjellës në sallën e Parlamenti.