970×90
970×90

Këta janë 5 deputetët e preferuar të PDK-së, nga analistët kosovarë

Këta janë 5 deputetët e preferuar të PDK-së, nga analistët kosovarë

Sonte në ‘Debat Plus’ në Tv Dukagjini, po diskutohet për emrat e kandidatëve të subjekteve politike, që do të kandidojnë për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga ana e tyre, analistët kanë zbuluar emrat e  preferuar të kandidatëve, transmeton IndeksOnline.

Vehbi Kajtazi ka treguar se kush janë 5 kandidatët e tij të preferuar.

“Në PDK Bedri  Hamza është i preferuari i parë, një politikan i jashtëzakonshëm. Është Uran Ismaili, një politikan i ri, një djalë elekuent në të folur e në të paraqitur, një djalë që brenda PDK-së njihet si fryma urbane dhe një njeri që PDK-në e ka rritë më së shumti në Prishtinë. Për mua poashtu mbetet Blerta Deliu- Kodra një deputete aktive e jashtëzakonshme e edukume, pjesëmarrëse në aktivitete të ndryshme në kauza të ndryshme që lidhen me të drejtat e njeriut dhe me çështje gjinore. Poashtu prej deputeteve gra unë e kisha vlerësu zonjën Ariana Musliu- Shoshi, nuk është se e kam pa pak në paraqitjet e saj, por që e mbaj mend në një debat, jashtëzakonisht shumë të edukuar, për çka do të duhej sa më shumë gra të ishin të pranishme në debate të tilla, por edhe të ishin sa më shumë konstruktive dhe jo si në shumë raste tjera që shohim gra vetëm kur bërtasin në studio televizive apo në Kuvend dhe deputeti tjetër që unë kisha desht me pa në Kuvend është Ganimete Musliu, sepse është deputete e fortë, grua e fortë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kajtazi.

Për performancë të mirë si deputete e Kuvendit të Kosovës, Musliu- Shoshi ka marrë lëvdata edhe nga ana e ish- deputetit Visar Ymeri.

“Bedri Hamza domosdoëhsmëhtit duhet të jetë pjesë e Kuvendit, Blerta Deliu- Kodra e thash më herët, Uran Ismajli poashtu, Ariana Musliu- Shoshi mendojë ka qenë deputete e mirë dhe ka një përvojë të jashtëzakonshme pa qenë deputete në Kuvend, si dhe Valdete Idrizi”, ka thënë Ymeri.

“Lista e PDK-së është e nagjashme, nuk ka shumë risi, përveç që nuk është z.Veseli, për mu prapë është befasi që në 6 e parë nuk e ke asnjë individ që identifikohet me UÇK-në”, ka thënë analisti Arton Demhasaj, transmeton IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se Musliu- Shoshi në këto zgjedhje mban numrin 15 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Related posts