
F.C. Ballkani ka shënuar fitorën e radhës ndaj SC.Gjilanit ditën e djeshme.
Gjatë gjithë lojës organizimi përfekt i skuadrës nuk ka munguar, ndërsa për spektaklin e golave u kujdesën, Visar Berisha, Jetmir Topalli dhe Egzon Shabani. Kjo ndeshje i ka takuar javës së V-të në IPKO Superligën e Kosovës dhe ishte fitorja e dytë për Ballkanin në këtë sezonë me rezultat 3-1. Skuadra nën drejtimin e trainerit Sermaxhaj dhe ndihmësve të tij, është duke vazhduar me trendin pozitivë dhe padyshim që në Superligën e Kosovës këtë sezonë do të jetë befasia më e këndshme. Shkruan Gazeta Projekti.