970×90
970×90
970×90
970×90

Këta janë 10 politikanët më të votuar të këtyre zgjedhjeve në Kosovë, ha sa vota morën

Këta janë 10 politikanët më të votuar të këtyre zgjedhjeve në Kosovë, ha sa vota morën


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje u konfirmua se ka dalë si parti e parë, derisa pas VV-së, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Expresss.

Më i votuari nga zgjedhjet e gjashtë tetorit ka dalë Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendsoje që sipas të gjitha gjasave do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Kurti ka thyer të gjitha rekordeve e kandidatëve për kryeministër duke marrë 183,868 vota.

Me pak më shumë se pesë mijë vota më pak se Kurti, e dyta më e votuara në këto zgjedhje, ka dalë kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani.

Osmani ka marrë gjithsej 176,188 vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme të gjashtë tetorit.

Diferenca në votë ndërkaq ka qenë më e thellë në mes të kandidatëve tjerë për kryeministër.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli që ka qenë edhe kandidat për kryeministër i kësaj partie ka marrë këto zgjedhje 146,763 vota.

Dyfish më pak se Veseli vota ka marrë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka marrë 75,917 vota.

Haradinaj madje ka veç tre mijë vota më shumë se Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.

Konjufca pas Kurtit, Osmanit, Veselit e Hardinajt është njeriu i pestë më i votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pas Konjufcës, me votë e gjashta në listë radhitet Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes e cila në zgjedhje ka marrë më shumë vota se koalicioni NISMA-AKR-PD, gjithsej 46,861 vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkaq pas Osmanit si më i votuari ka dalë Kujtim Shala. Shala radhitet me votë pas Haxhiut derisa ka arritur që të sigurojë 39,091 vota.

Numër të madh të votave ka marrë edhe Anton Quni që në listën e LDK-së radhitet si i treti më i votuari. Quni ka marrë 39,091 vota në zgjedhje.

I nënti më i votuari nga të gjitha listat e deputetëve të partive e koalicioneve që kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës është Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku ka marrë 29,565 vota.

Në listën e deputetëve në top 10-tëshe këtë vit gjendet edhe Uran Ismaili i partisë së Kadri Veselit.

Pas Abdixhikut, Ismaili radhitet në vend të 10-të me gjithsej 28,250 vota.

Në këtë 10-she ku radhiten më të votuarit, Lidhja Demokratike qëndron e para me gjithsej 4 deputetë, e pas saj VV-ja me tre.

Sot ndërkaq janë publikuar rezultatet nga KQZ-ja.: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota ose 26,29%, LDK-ja 206.458 ose 24,458%, PDK-ja ka 178.645 ose 21,163%. AAK-PSD ka 96.883 vota ose 11,47%, Lista Serbe 57.015 vota ose 6,74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota ose 4.984%.

Related posts