970×90
970×90

Kështu votoj diaspora në Londër dhe Paris

Kështu votoj diaspora në Londër dhe Paris

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për përfaqësitë diplomatike, në Londër të Anglisë dhe Paris të Francës.

Nga të dhënat e KQZ-së, nga votat e numërura, në Londër Lëvizja Vetëvendosje radhitet e para me 87.69 për qind, apo 734 vota.

Në vend të dytë Lidhja Demokratike e Kosovës me 59 vota apo 7.05 për qind, si dhe në vend të tretë Partia Demokratike e Kosovës me 31 vota apo 3.70 për qind.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numëron vetëm 6 vota.

Në paris, Lëvizja Vetëvendosje mori 182 vota nga mërgimtarët apo 81.25 për qind.

Në vend të dytë nga të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 8.93 për qind apo 20 vota, si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17 vota apo 7.59 për qind.

Për AAK-në zero vota.

Related posts